Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani pasdite pati takim me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit Evropian Xhenoveva Ruiz Kallavera, në të cilën tema kryesore janë prioritetet reformuese të Qeverisë.

Osmani para takimit deklaroi se tema kryesore e Qeverisë së tij janë integrimet në BE, duke përkujtuar me këtë rast në vizitën e djeshme të eurokomisarit Johanes Han në Shkup dhe takimin e sotëm me ekspertin Rajnhart Pribe.

“Do të bisedojmë për prioritetet e kësaj Qeverie, për mundësinë e re e cila është krijuar me formimin e Qeverisë së re dhe mbylljen e krizës së rëndë politike dhe institucionale nëpër të cilën kaluam”, tha Osmani dhe shtoi se Kallaveras do t’ia prezantojë planin qeveritar për reforma, i cili në opinion, siç tha, quhet “Dokumenti 369”.

Do të duhet, paralajmëroi zëvendëskryeministri, të adresojmë reforma në tre muajt e parë, duke u fokusuar në atë që është e realizueshme dhe çka mund të realizohet, si dhe ajo çka mund në gjashtë muajt e ardhshëm, pastaj nëntë muaj, duke i respektuar ciklet e raporteve të BE-së.

“Me drejtoreshën do të flasim edhe në pjesën e kapaciteteve absorbuese dhe implementimin e IPA fondeve. Ne veçmë filluam intensivisht dhe bashkëpunim edhe më të thellë me Delegacionin e BE-së këtu për t’i përmirësuar kapacitetet e strukturës sonë në pjesën e implementimit të IPA Fondeve, megjithatë do të kemi mundësi edhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm për t’i përmirësuar dobësitë eventuale, të cilat së bashku do t’i konstatojmë”, tha Osmani.

T mobile In article [4]

Të enjten në Bruksel, zëvendëskryeministri Osmani dhe drejtoresha Kallavera do të bashkëkryesojnë me Komitetin për stabilizim dhe asocim, Trupin operativ të Këshillit për stabilizim dhe asociim. Takimi, konsideron Osmani, gjithashtu do të jetë kontribut shtesë në përparimin e vendit ndaj eurointegrimeve.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit Evropian, Kallavera deklaroi se ajo për çka janë të interesuar janë hapat që Qeveria e Maqedonisë  do t’i ndërmarrë për agjendën e reformave për afrimin drejt BE-së.

“Nga ana jonë do të bisedojmë për ndihmën të cilën BE-ja e jep në kuadër të IPA fondeve. Kuptohet se jemi thellë të interesuar për ta parë vendin tonë të lëvizë përpara në kontekst të aspiratave të cilët i ka ndaj BE-së. Gjithashtu do të jemi të interesuar të bisedojmë për Planin e Akcizës të cilin e përgatit Qeveria juaj. Jemi të interesuar ta ringjallim bashkëpunim tonë dhe punën tonë me përfaqësuesit tuaj”, deklaroi Kallavera.