Askush në familjen mbretërore nuk dëshiron të jetë mbret apo mbretëreshë, ka thënë princi Harry për një reviste amerikane, duke shtuar se “ne do t’i kryejmë detyrat tona në kohën e duhur”.

“A ka ndonjë nga familja mbretërore që dëshiron të jetë mbret apo mbretëreshë? Nuk mendoj kështu,” tha ai për Newsweek.

Princi Harry gjithashtu foli për ecjen në procesionin e funeralit për nënën e tij, princeshën Diana teksa ishte 12 vjeçe, duke thënë se asnjë fëmijë “nuk duhet të kërkohet për ta bërë këtë”.