Eksperti Evropian Rajhard Pribe erdhi në Maqedoni dy ditë më herët nga që ishte planifikuar për një leksion para pjesëmarrësve të Shkollës së Ohrit mbi të drejtën natyrore. Por Pribe nuk deshi të japë deklarata politike e as të përgjigjet se cili është mesazhi i tij për qeverinë e re të Maqedonisë rreth zbatimit të rekomandimeve të tij të dhëna dy vite më parë.

Unë nuk do të jap asnjë deklaratë politike sot. Erdha për të marrë pjesë në konferencën mbi demokracinë dhe të drejtën natyrore, ku do ta përfshij temën e vlerave evropiane dhe rëndësinë e tyre për vendet kandidate për aderim në BE. Kjo është arsyeja e vetme e vizitës sime në Ohër – deklaroi Rajhard Pribe, Ekspert Evropian.

Prokurorja speciale publike Katica Janeva njoftoi se do të takohet me Pribenë. Janeva njoftoi se shumica e hetimeve që janë të hapura nga ana e ekipit të saj do të përfundojnë me akuza. Kjo pritet të ndodhë javën  ardhshme.

Për disa do të ketë refuzime, ndërprerje të hetimeve, për disa do të ngrihen aktakuza. Vendime Prokuroria do të marrë javën tjetër. Shpresoj se gjykata do t’u kushtojë vëmendje të mjaftueshme dëshmive tona në bazë të të cilëve ne ngremë akuza dhe do t’i konfirmoj akuzat për të shkuar në gjykatë. Në sallën e gjyqit do t’i ballafaqojmë argumentet tona me të pandehurit dhe mbrojtjen e tyre – tha Katica Janeva, prokurore speciale publike.

Janeva konfirmoi se me përfundimin e mandatit për aktakuza nuk do të ndërpriten edhe hetimet. Sipas saj, do të vazhdojë me hetime të reja që zbardhin krime nëpërmjet bisedave të përgjuara.

Nga PSP-ja kanë bërë të ditur se janë shkruar vetëm 12% e bisedave të përgjuara, në proces të përpunimit janë 45%, ndërsa pjesën e mbetur prej 55% do ta punojnë pas 15 shtatorit./Alsat-M