Eksperti i Bashkimit Evropian Rajnhard Pribe në mëngjesin e sotëm të punës me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, e ka riafirmuar gatishmërinë e ekipit të ekspertëve që t’i ndihmojë Maqedonisë për tejkalimin e mangësive të theksuara në disa sfera të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me qeverisjen e së drejtës, lirinë e mediave dhe pavarësinë e trupave rregullatore, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë.

Pribe e theksoi nevojën nga angazhimi i përforcuar dhe mobilizimi i institucioneve relevante në vend për zbatimin e rekomandimeve nga Raporti dhe Prioritetet urgjente reformuese.

Ministri Dimitrov, siç theksohet në kumtesën e Kabinetit të tij, shprehu falënderim për angazhimin e ekipit të ekspertëve të kryesuar nga Pribe, i cili me detektim të saktë të mangësive në disa sfera kyçe ka kontribuuar ndaj proceseve për tejkalimin e krizës politike.

“Mungesa e institucioneve të pavarura kishte pasoja për proceset demokratike në Republikën e Maqedonisë. Prioritet i Qeverisë së re reformuese do të jetë profesionalizmi i tyre me qëllim të zbatimit të duhur të ligjeve”, ka thënë Dimitrov.

Zëvendëskryeministri Osmani ka theksuar se është i nevojshëm komunikim direkt dhe i hapur në lidhje me të gjitha çështjet të cilat duhet të zgjidhen, me qëllim të mirëkuptimit të ndërsjellë, si bazë për kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet.

“Jemi të vetëdijshëm se periudha e krizës politike, e cila tani është pas nesh, ka ndikuar në ritmin e reformave dhe zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i grupit të ekspertëve nga viti 2015. Në këtë proces të realizimit të obligimeve të ndërmarra, me rëndësi të jashtëzakonshme për ne është përfshirja juaj në këtë proces, përmes këshillave tuaja, mbikëqyrjes dhe vërejtjeve duke e marrë parasysh se emri juaj për momentin paraqet edhe sinonim për reforma në vend. Unë, si dhe Sekretariati për çështje evropiane jemi në dispozicion për gjithçka që ju duhet për vlerësim objektiv dhe të saktë të situatës. Kyçe është të marrin nga ju rekomandime të qarta për atë që duhet të ndërmerret dhe çka mund të realizohet, në afat të shkurtë dhe të mesëm”, ka thënë Osmani, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Dimitrov dhe Osmani e theksuan angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që t’i adresojë rekomandimet nga Raporti i grupit të ekspertëve nga viti 2015 dhe t’i zbatojë masat të parapara me Planin e Akcizës për Prioritete urgjente reformuese, me qëllim që Komisioni Evropian ta largojë kushtëzimin e rekomandimit për fillimin e negociatave inkuadruese,

Siç theksohet në kumtesë, në takim është shprehur siguria se angazhimi i mëtutjeshëm dhe drejtimet e ardhshme të grupit të ekspertëve do të jenë ndihmë e jashtëzakonshme për dorëzimin e rezultateve konkrete në fushat kyçe, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe përshpejtimin e procesit integrues evropian të Maqedonisë.

Me këtë rast, Dimitrov dhe Osmani informuan për aktivitetet tona në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me fqinjët, si një nga prioritetet kyçe në politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë.