Mekanizmi i pavarur institucional RYCO për të cilin para një viti u nënshkruar Marrëveshja për formim të Zyrës për bashkëpunim rajonal të të rinjve në Paris i vendosur nga shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia sot u prezantua rëndësia e tij për Maqedoni.

Ambasadori i Francës në Maqedoni Kristian Timonie përkujtoi se Maqedonia ishte midis vendeve të para që e nënshkroi dhe ratifikoi marrëveshjen për RYCOi cili, siç tha, në kushte të krizës politike ishte sinjal se mendohet në ardhmërinë dhe në kushte të vështira.

“E formuam këtë organizatë sipas modelit të bashkëpunimit midis organizatave të të rinjve nga Franca dhe Gjermania që luajtën rol të madh në procesin e pajtimit të së dy vendeve. Tani ka ardhur koha që të fillohet me projektet, ka seli në Tiranë dhe sekretar të përgjithshëm nga Beogradi, kështu që asgjë nuk është e pamundur dhe kjo është ardhmëria”, theksoi Timonie.

Ambasadorja gjermane Kristine Althauzer shpjegoi se ideja që të ekzistojë zyrë e të rinjve është udhëhequr sipas shembullit të Francës dhe Gjermanisë sipas “Procesit të Berlinit” i cili filloi në vitin 2014. Në Maqedoni, tha ajo, flitet për hapje të një faqeje të re dhe kjo është e lidhur me hapjen e zyrës së të rinjve, ndërsa duhet të shfrytëzohet mundësia që RYCO të funksionojë.

Sipas Renate Koblar, ambasadore e Austrisë së Maqedoni, “Procesi i Berlinit” e nxit procesit të bashkëpunimit rajonal, por edhe se në vitin 2015 pas samitit në Vjenë është miratuar edhe një nga vendimet më të rëndësishme, gjegjësisht themelimin e RYCO-s.

Për ambasadorin e Italisë Karlo Romeo, RYCO është rrëfim i suksesshëm edhe krahas vështirësive me të cilat ballafaqohet. Sipas tij, kjo paraqet shembull të mirë të një pronësie dhe bashkëpunimi të përbashkët midis gjashtë vendeve të rajonit. Ambasadori i Italisë porositi se në samitin në Trieste i cili duhet të mbahet këtë vit do të dërgohet mesazh i rëndësishëm i dialogut dhe bashkëpunimit.

Drejtori i ri i Agjencisë për të rinj dhe sport Darko Kevski i theksoi përfitimet nga RYCO për të rinjtë në Maqedoni. Ai theksoi se tanimë nga shtatori, RYCO do të fillojë me projektet e para për të rinj, të cilët ofrojnë këmbim të të rinjve.

RYCO ka për qëllim që ta promovojnë frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve në rajon, përmes programeve për këmbim të të rinjve. Kompanitë nga Ballkani Perëndimor e ndajnë ngarkesën e përbashkët nga ushtritë e paradokohshme, por edhe trashëgiminë e përbashkët dhe sfidat e përbashkëta. Kjo ka ndikuar mbi të rinjtë të cilët janë rritur në rajon larg paragjykimeve dhe jotolerancës. Nga ana tjetër, ekzistimi i një numri të madh të grupeve të ndara etnike në vendet ballkanike është një nga arsyet për këtë barrierë psikike e cila u pengon njerëzve, krahas asaj administrative.

RYCO është inspiruar nga modeli francezo-gjerman dhe krijimi i tij është mbështetur nga ana e zyrës së të rinjve francezo-gjerman (OFAGE – DFJW_, si dhe nga organizata tjera evropiane të të rinjve. RYCO është pjesë e agjendës së procesit nga Berlini dhe e fitoi gjithë vendin e saj përmes organizimit të samitit në Berlin në vitin 2014, Vjenë në vitin 2015 dhe Paris në 2016, si dhe në samitin e ardhshëm në Trieste në vitin 2017.