Rritja e ingerencave të institucioneve në pjesën e informimit të punëdhënësve, mbrojtja e shëndetit të punëtorit, respektivisht kontrollet, përfshirja në institucione, formimi i regjistrit i cili ka të bëjë me punëtorë të cilët janë në rrezik të posaçëm, janë pjesë e “Projekt strategjisë  për siguri dhe shëndet gjatë punës 2020”, e cila sot u prezantua në tryezë të rrumbullakët para më shumë sindikatave dhe shoqatave.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla  Carovska porositi se shumë është me rëndësi që ky dokument të shqyrtohet nga të gjitha palët e prekura, repsektivisht nga sindikatat, shoqatat, Inspektorati shtetëror për punë dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Kjo strategji është kyçe, jo vetëm se urgjentisht nevpojiten kushte më të sigurta dhe më humane për punëtorët e Maqedonisë, por edhe në mënyrë të obligueshme duhet t’i harmonizojmë standardet tona me ato evropiane, e ky është qëllimi ndaj të cilit synojmë. Në këtë strategji propozimet të cilat ofrohen janë adekuate dhe vetëm me diskutim shtesë do të marrim strategji edhe më të mirë dhe do t’i ndërmarrim obligimet që të punojmë ndaj implementimit të saj”, tha Carevska.

Sipas saj,ka shumë punëdhënës të cilët nuk janë të informuar as për pasojat ligjore, por edhe se janë vendosur kushte të cilat jaë të pamundura të arrihen, e shfrytëzohen si hallkë për keqpërdorim të punëdhënësve.

Carevska porositi që punëtorët të ndjehen të sigurtë, pasi situata e deritanishme politike dhe problemet në institucione i kanë ndalur punëtorët dhe ata nuk kanë besuar në sistemin.

“U bëj thirrje të gjith punëtorëve të paraqesin dhe të kërkojnë nga institucionet të reagojnë kur ka shkelje të të drejtave të punëtorit”, tha ministrja Carevska.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari theksoi se ata si ministri do të japin përkrahje në përgatitjen e kësaj strategjie, pasi, siç tha, shëndeti i punëtorëve është e drejtë themelore elementare, ndërsa me këtë strategji janë avancuar të drejta të caktuara edhe në aspekt të shëndetësisë do të bëhet gjithçka nevojitet. Lidhur me resorin e tij në këtë strategji, Taravari tha se në projekt versionin theksohen shërbime të caktuara shëndetësore, të cilat u jepen punëtorëve.