Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar në Beograd me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Ajo ka udhëtuar në Beograd si e ftuar në inaugurimin e presidentit të ri serb, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç dhe Grabar Kitarovic kanë biseduar kokë më kokë, kurse presidenti i Serbisë ka thënë se beson se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve do të përmirësohen deri në fund të vitit.
Ndërkaq ajo që ka rënë më së shumti në sy ka qenë veshja e presidentes kroate.

E para e shtetit kroat është shfaqur në Beograd e veshur kuqezi. Nuk dihet nëse kjo është bërë qëllimisht apo presidentja kroate thjesht është ndjerë mirë me atë veshje, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë këtu se presidentja kroate vitin e kaluar ka qenë pjesëmarrëse edhe në inaugurimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

T mobile In article [4]

Marrëdhëniet e Serbisë dhe Kroacisë janë në pikën më të ulët, pasi të dy shtetet janë në një garë të armatimit dhe marrjes së primatit në Ballkanin Perëndimor.