Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare te arbëreshët në Kalabri të Italisë.

Në rajonin e Kalabrisë, presidenti Thaçi do të takojë Prefektin e Kozencës, GianfrancoTomao, Presidentin e Provincës së Kozencës, FrancoIacucci, Kryetarin e Bashkisë së Kozencës, MarioOcchiuto dhe kryetarët e tjerë të Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë.

Gjatë qëndrimit në Kozencë, presidenti do të bëjë homazhe te monumenti i Skënderbeut dhe do ta vizitojë edhe Kishën Arbëreshe.

Gjithashtu, ai do ta vizitojë edhe Universitetin e Kalabrisë, ku do ta takojë rektorin, profesorët dhe studentët shqiptarë.

Pas vizitës në Universitetin e Kalabrisë, presidenti Thaçi do ta takojë edhe Ipeshkvin e Dioqezës Arbëreshe të Ungrës, Imzot DonatoOliverio.

Ndërsa, pasdite, në fshatin arbëresh të Shën Sofisë (SantaSofiad’Epiro), presidenti do ta takojë edhe komunitetin arbëresh dhe Kryetarin e Bashkisë, GianfrancoCeramella.

Gjatë qëndrimit në këtë provincë të Kozencës, në Kolegjin Arbëresh të Shën Adrianit, presidenti Thaçi do të takojë edhe Kryetarin e Bashkisë së Shën Mitrit, SalvatoreLamirata, Drejtoreshën e Liceut, ConcettaSmeriglio, si dhe përfaqësuesit e Shoqatave Kulturore Arbëreshe “FAA” dhe “UNIARB”, bashkë me kryetarët e fondacioneve.

Më tej, presidenti Thaçi do të bëjë homazhe edhe në Maq/MacchiaAlbanese, pranë varrit të poetit Jeronim De Rada, si dhe do të vizitojë shtëpinë e Jeronim De Radës dhe do të takojë Shoqatën Kulturore “Jeronim De Rada”, bashkë me komunitetin e Maqit.

Gjithashtu, presidenti Thaçi do t’i vizitojë arbëreshët edhe në qytetin Rende.

Ai do ta vizitojë komunitetin e Strigarit/San CosmoAlbanese, ku do të takohet me Kryetarin e Bashkisë, DamianoBaffa, si dhe me komunitetin arbëresh atje.

Pas Strigarit, presidenti do ta vizitojë edhe fshatin Vakarici/VaccarizzoAlbanese, ku do të takohet me komunitetin arbëresh dhe Kryetarin e Bashkisë, AntonioPomillo.

Në fund, presidenti Thaçi do ta vizitojë komunitetin arbëresh edhe në Frasnitë, ku do ta takojë Kryetarin e Bashkisë, AngeloCatapano, si dhe komunitetin arbëresh të këtij lokaliteti.

Gjatë qëndrimit në Frasnitë, presidenti Thaçi do ta vizitojë edhe Muzeun e Ikonave dhe atë etnografik./Lajmi.net/

 

Comments are closed.