Xi Jinping mbërriti sot në Hong Kong, në vizitën e parë si president i Kinës, me rastin e 20-vjetorit të dorëzimit të këtij qyteti shtetit kinez nga Britania e Madhe.

Hong Kongu ka qenë koloni britanike që prej vitit 1841.

Xi Jinping, për të cilin është vizita e parë që prej betimit të tij si president në vitin 2013, mbërriti në orën 04:00 GMT në aeroportin ”Chek Lap Kok” me bashkëshorten, Peng Liyuan.

“Pas nëntë viteve ndodhem sërish në tokën e Hong Kongut”, theksoi presidenti në një fjalim të shkurtër.

“Jam shumë i lumtur. Hong Kongu ka gjithmonë një vend në zemrën time”, shtoi ai.

Kjo vizitë triditore zhvillohet nën masa të larta sigurie