Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, pas muajt të shenjtë të ramazanit.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit”, ka shkruar presidenti në Facebook.
“Në këto ditë feste, që gjithmonë kremtohen me solidaritet dhe humanizëm të madh, me unitet dhe mirëkuptim mes njerëzve, ne çdo herë e më shumë po ndajmë me njëri-tjetrin vlerat që kemi, po ndajmë devotshmërinë tonë dhe po e thellojmë edhe më shumë frymën e tolerancës”.
“Qytetarët tanë gjithmonë kanë qenë të bashkuar rreth kultivimit të këtyre vlerave humane”.