Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Kozencë, homazhe te monumenti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Kozencë, sot ka bërë homazhe te monumenti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti.
Ai është i përjetësuar te arbëreshët si personifikim i shpirtit heroik të popullit shqiptar.
Këngët popullore arbëreshe ruajtën kujtimin e luftërave të lavdishme të heroit tonë kombëtar, për të kulmuar me veprën e Jeronim De Radës për Skënderbeun, si dhe shpalosjen e përmasave të figurës së tij nga Rilindja Kombëtare. HTH