Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit paraqiti dje në mbrëmje një kërkëse për vënien zyrtarisht nën akuzë kundër presidentit Michel Temer për korrupsion pasiv, një procedurë e pazakontë që mund të shënojë përfundimin e një mandati të tronditur nga aferat e korrupsionit.

Disa orë para se të renditej si presidenti i parë i Brazilit i cili do t’i nënshkrohet një kërkesë të tillë, Temer shprehej se ishte i pathyeshëm.

“Asgjë nuk do të na shkatërrojë, as mua, as ministrat e mi”, pohoi ai gjatë një fjalimi në Pallatin Planalto.

“Në mënyrë që presidenti të jetë nën akuzë dhe të dalë para Gjykatës Supreme, kërkesa e prokurorit të përgjithshëm Rodrigo Janot duhet të marrë dakordësinë e dy të tretave të deputetëve. Në këtë rast, Temer do të lërë detyrën për një periudhë që mund të zgjasë deri në 180 ditë.

Comments are closed.