Në SHBA vijojnë replikat mes Presidentit Donald Trump dhe disa figurave të rëndësishme të gazetarisë. Mika Brzezinski, vajza e ekspertit të ndjerë për sigurinë e presidentit Karter, ka qenë objektivi i fundit i postimeve në Twitter të Donald Trump.

Presidentit amerikan nuk i kanë pëlqyer komentet mbi të, që drejtuesja e televizionit bëri gjatë emisionit të saj televiziv “Morning Joe” së bashku me Joe Scarborough.

Trump shkroi se “Morning Joe” e kishte sulmuar dhe se ai nuk do e shihte më, pasi kishte dhe shumë pak shikueshmëri: “Si ka mundësi që Mika, një e çmendur me një nivel të ulët inteligjence, me atë psikopatin Joe këmbëngulën aq shumë që të takoheshin me mua mbrëmjen e vitit të ri,” pyet Trump.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i demokrates Lois Jane Frankel e cila tha se presidenti i vendit vazhdon të shprehë zhvlerësim për gratë dhe gazetarët.

Por dhe në radhët e republikanëve ka pasur reagime kundër Trump, përfshirë dhe atë të kryetarit të dhomës së përfaqësuesve që e cilësoi si një moment të papërshtatshëm dhe se të gjithë duhet të ngrenë nivelin e debatit.

Edhe republikania Lynn Jenkins sulmoi Trump duke u mbështetur dhe nga një tjetër republikane Lindsay Graham e cila i quajti si postime të një niveli të ulët dhe që nuk kanë asnjë lidhje me Madhështinë e Amerikës.