Portugalia e Kili do të ballafaqohen ndërmjet vete, në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave, e cila do të zhvillohet nesër (20.00) në stadiumin “Arena” në Kazan, duke filluar në orën 20.00.

Dy kombëtare me individ të mirë, cila do të jetë më afër finales?  Portugalia ka sulmuesin më të mirë në botë Cristiano Ronaldon, e cila pretendon finalen sikurse edhe Kili me Arturo Vidal e Alexis Sanchezin, dy lojtarë që e bëjnë diferencën. Është vështirë të parashikohet se cila do të jetë më afër qëllimit, ani se kampioni i Evropës, beson se Ronaldo do të bëjë diferencën në fushë.