Policia kufitare rumune sot ka gjetur 91 migrantë nga Iraku dhe Siria në një kamion, i cili zyrtarisht thuhej se po transportonte pjesë për automjete.

Me këtë rast, policia ka gjetur 44 burra, 18 gra dhe 29 të mitur, të moshave dy deri në 17- vjeç.

Migrantët i thanë policisë se janë përpjekur të hyjnë në zonën e Shengenit.

Policia ka ndalur kamionin me regjistrim turk në kalimin kufitar me Hungarinë, shkruan AP.

Shoferi i kamionit i ka thënë policisë se nuk e di se kanë mund të hyjnë migrantët në kamionin e tij.

Migrantët tani janë nën hetime për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht, ndërsa shoferi i kamionit është po ashtu nën hetime për shkak të bashkëpjesëmarrjes.