Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në orët e mbrëmjes nëpër sheshet e Prishtinës.
Ata janë duke larguar shitësit ambulantë që shesin gjësende të ndryshme nëpër rrugët e kryeqytetit, shkruan lajmi.net.
Madje, sipas informacioneve Policia ka përdorur edhe forcën që t’i largojë këta shitës nga rrugët.
Aksione të tilla njësitet policore kanë ndërmarrë edhe më herët.