Një adoleshent u vra aksidentalisht mbrëmjen e së enjtes nga policia e Los Angeles. Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:30 me orën lokale.
Policia ishte sinjalizuar për zërin e lartë të muzikës në një party që organizohej në një rezidencë në lagjen Palmdale por sapo ka mbërritur është sulmuar nga një qen pitbull.
Qeni ka kafshuar në gju një nga oficerët dhe në panik kolegët e tij kanë shtënë me armë në drejtim të tij.
Një nga plumbat mori në gjoks adoleshentin Armando Garcia-Muro, duke e lënë të vdekur.
Një oficer gjithashtu u plagos në këmbë nga të shtënat.
Sherifi i Los Angeles, kapiten Christopher Bergner tha se vdekja e Armando Garcia-Muro ishte “një incident jashtëzakonisht i pafat”.
Sipas tij oficerët e policisë e kanë pikasur adoleshtin e shtrirë përtokë vetëm pasi kanë arritur të zprapsin qenin.
Ai u dërgua në një spital aty pranë ku edhe vdiq.
A deputy involved shooting in Palmdale leaves a teen dead. Details at #abc7 pic.twitter.com/qAC2A7cUI8
— John Gregory (@abc7johngregory) June 22, 2017