Më shumë se një ton e gjysmë kokainë u sekuestrua sot në një plazh në jugperëndim të Francës dhe 11 shtetas të huaj u arrestuan, pjesa më e madhe e të cilëve grekë, bëri të ditur sot xhandarmëria.

Sekuetrimi nisi nga një sinjalizim i shërbimeve lokale për mbrojtjen e natyrës, që dyshonin te disa kampingje të braktisura në një plazh të Mimizanit, një lokalitet i Landes.

Shtatë persona u arrestuan ndërkohë që po merrnin pakot e kokainës. Katër persona të tjerë u arrestuan në një shtëpi 20 kilometra nga plazhi. Rreth 180 kilogramë kokainë u zbuluan në këtë vend, përcjell Atsh.

Njëmbëdhjetë të dyshuarit, të gjithë të huaj, me të cilëve pjesa më e madhe me shtetësi greke, u vendosën në paraburgim.

T mobile In article [4] Laor