Policia ka arrestuar të dyshuarin pasi që ai kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa për çështje sigurie të njëjtit i është konfiskuar arma personale, të cilën e posedonte me leje përkatëse.

Rasti, i cili nga Policia po trajtohet si kanosje, ka ndodhur dje rreth orës 10:10 në Obiliq.