Kalimtarët kanë mbetur të zhgënjyer kur policia ka thirrur karrotrecin për të marrë një motor të vogël fëmijësh.

Oficiertë kanë vendosur që të sekuestrojnë motorin  pasi një 17-vjeçar është arrestuar me dyshimin se ka vjedhur atë. Sapo ka parë policinë adoleshenti e ka braktisur motorin dhe është mundur të largohet po nuk ia ka arritur dot qëllimit.

Video është filmuar nga një dëshmitar Kieran Harte i cili dëgjohet duke thënë: “Taksapaguesit duhet të paguajnë për karrotrecin vetëm sepse ka ardhur duke marrë këtë gjënë e vogël. Shikoni madhësinë e tij.”