Ai kishte shkuar në liqen për t’u freskuar në këtë ditë të nxehtë, por kjo e enjte ka qenë dita e fundit e jetës së tij.
Një burrë rreth të 60-tave është gjetur i mbytur në liqenin e Pogradecit.
Burime nga policia bëjnë me dije se në fshatin Hudënisht është gjetur i mbytur në liqen Livan Leka, rreth 60 vjeç, banues në Memelisht-Pogradec.
Gjatë këqyrjes së trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, njofton policia, që shton se: Paraprakisht, dyshohet se viktima, duke u larë në liqen, mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.