Një 13-vjeçare është aksidentuar disa minuta më parë ndërkohë që luante në një kënd lojërash në Bulqizë.

E mitura ka qenë duke luajtur në pistën e makinave me korent dhe ka mbetur e dëmtuar në këmbë në mes të pistës nga makina që drejtonte.

Asaj i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Bulqizës e më pas është transportuar me urgjencë me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se gjendja shëndetësore e vajzës është e rendë.