Rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 qershorit ka detyruar 19 anëtarët e Kryesisë së PD-së të kërkojnë publikisht largimin e kryedemokratit Lulzim Basha, duke e bërë si përgjegjësin kryesor të humbjes së këtyre zgjedhjeve. “Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS.Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!”, thuhet në deklaratë. Mes njerëzve që kërkojnë largimin e Bashës, është edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha,

DEKLARATA E NJË PJESE TË KRYESISË SË PD

Tani që përfundoi numërimi i çdo kutie të këtij procesi zgjedhor të vështirë dhe të ndotur nga paratë e pista të drogës dhe kërcënimeve të papranueshme për një shoqëri të lirë, dëshirojmë që në radhë të parë të falenderojmë komisionerët dhe numëruesit e PD që kanë qenë heronj, dinjitozë dhe qëndrestarë në këto momente të vështira për PD dhe procesin zgjedhor.

Humbja e thellë e PD në këto zgjedhje na detyron marrjen përsipër të përgjegjësive. Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje. Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçaret e FRPD”.

Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS.

T mobile In article [4]

Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!

Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
Edith Harxhi Anëtar i KK
Edvin Kulluri Anëtar i KK
Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
Fabian Topollaj, Anëtar i KK
Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
Grigels Muçollari Anëtar i KK
Gent Minarolli Anëtar i KK
Gjergj Lezhja Anëtar i KK
Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
Julian Deda Anëtar i KK, koordinator
Juela Meçani Anëtar i KK
Leonard Olli Anëtar i KK
Ledina Aliolli Anëtar i KK
Mirgen Lata KK
Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare
Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti