Kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi se propozimi i PD-së për reformën kushtetuese është që kryeministri të zgjidhet direkt nga populli.

Basha u shpreh se parlamenti do të ketë vetëm 100 deputetë.

Kreu i PD-së shtoi se mandati i deputetëve të jetë jo 4, por 2-vjeçar.

“Reforma që ne do propozojmë parashikon kryeministër të zgjedhur direkt nga populli. Deputetet do të zgjidhen direkt në maxhoritar nga votuesit. Do të ketë vetëm 100 deputetë.

Është shkatërruar lidhja mes qytetarit dhe pushtetit. Sepse procesi demokratik është korruptuar nga pushteti i kryetareve të partive.

Nga mëngjesi në darkë në çadër 90 dite kam folur për pushtetin e qytetareve. 100 deputete, mandat 2-vjeçar, zgjedhje maxhoritare, e drejta e qytetareve te ndërpresin me vote mandat të deputeteve dhe të kryeministrit. Me sistemin e votimit elektronik mund te besh zgjedhje çdo dy vjet pa kosto.”, deklaroi Basha në emisionin “Top Story”.