Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla pasi zhvilloi disa takime në Lezhë me prokurorët në këtë qytet, është nisur në drejtim të Shkodrës.
Nga Shkodra ai është shprehur se incidenti i ndodhur në Lezhë, ku një aktivist i LSI-së është dhunuar, ishte shumë i rëndë.
Po ashtu, kreu i Prokurorisë ka deklaruar se janë mbledhur prova të mjaftueshme në lidhje me këtë ngjarje.
Llalla ka konfirmuar se autorët e ngjarjes, janë ato që denoncoi Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, i cili në Lezhë deklaroi se personat në fjalë janë: Samuel Ndoka, i dënuar dhe në kërkim, Don Ndoka, i dënuar dhe në kërkim, dhe Genc Hakica.
Llalla: Ngjarja e Lezhës është ngjarje e rëndë për të cilën instituciojnet e zbatimit të ligjit, prokuroria po punon për zbulimin e autorëve. Aktualisht mbi bazën e të dhënave të deritanishme janë grumbulluar prova të mjaftueshme lidhur me autorët e kësaj ngjarje.
Janë të njëjtët personat që ka përmendur Presidenti?
Llalla: Po.