Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Shkodër.

Në bazë të raportimeve të para mësohet se 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në pishinat e kompleksit Dubai.

Njoftimi i policisë

Rreth ora 18:00, jemi njoftuar se në lagjen Bahçallek dhe pikërisht në bregun e lumit Buna gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë R.Th., 22 vjeç, banues lagjen Fahri Ramadani, Shkodër, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia.

T mobile In article [4]

R.Th., sipas policisë, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rreziku për jetën.

“Menjëherë është nisur grupi hetimor për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Gjithashtu sqarojmë se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor”, njofton Policia e Shkodërs.

Global