Gjashtë të burgosur amerikanë do të marrim një shpërblim të majmë monetar pasi i shpëtuan jetën një oficeri burgu që kishte pësuar një atak në zemër.

Zyrtarët e shtetit amerikan të Xhorxhias thanë se të burgosurve,  të cilët kanë kryer të gjithë krime të vogla, do t’u shkurtohen dënimet e tyre me 25%.

Ata ndodheshin në një varrezë publike ku po prisnin barin si pjesë e punës së detyruar nga burgu, raporton “BBC”.

Por oficeri që po i  ruante u rrëzua papritur në tokë, ndërkohë që pjesa tjetër e rojeve ishin larg.

Gjashtë të burgosurit përdorën telefonin e rojeve për të thirrur policinë dhe filluan t’i jepnin ndihmën e parë.

“Kjo nuk kishte të bënte me faktin se ne ishin të burgosur dhe ai gardiani ynë,” tha  njëri prej tyre, i identifikuar si Greg Williams.

“Bëhej fjalë një njeri që ishte në rrezik për jetën dhe ne duhej ta ndihmonim. “, shtoi ai.