Bananet e ziera janë një mjet i mrekullueshën natyror kundër një prej problemeve më shqetësuese për shumë njerëz, pagjumësisë.

Mungesa kronike e gjumit mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, duke rritur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabet.

Por jo vetëm, pagjumësia ka ndikim negativ në gjendjen shpirtërore, kujtesën, madje dhe në metabolizmin e njeriut. Receta me banane të ziera, ju ndihmon të luftoni pagjumësinë dhe të relaksoni muskujt.

T mobile In article [4] Laor

Bananet kanë përmbatje të lartë në kalium dhe magnez, si dhe ky komponime të rëndësishme për gjumin – triptofan dhe melatoninë, të cilët janë të përqendruan më shumë në lëkurën e bananes.

Përbërësit për këtë çaj:

1 banane e pjekur mirë ( Mund të zgjidhni një që ka pika të zeza)
1 tenxhere e vogël me ujë
1 lugë çaji kanellë (opsionale)
Ajo që duhet të bëni është t’i prisni bananes majën dhe fundin dhe ta zhysni në ujë që vlon. Vlojeni për rreth 10 minuta.

Filtroni lëngun e mësipërm dhe sipas dëshirës shtoni pak kanellë. Ky çaj duhet pirë një orë para se të shkoni në shtrat.