Ajo shprehja e famshme e gjakut të ëmbël, nuk ka të bëjë fare!

Edhe në këtë rast, është një mënyrë popullore për të ‘marrë me të mirë të sulmuarin”. Mushkonjat që kanë filluar të ndihen bashkë me vapën, janë një problem i të gjithëve. Ok, mbase jo i atyre që kanë sisteme të sofistikuara ajrosje e kondicionimi por, edhe këta të fundit, po të hapin pak dritaren, nuk i shpëtojnë pickimit.

Mirëpo, pavarësisht të gjithave, edhe kur jemi në të njëjtin ambient me miq o të afërm, disa prej nesh ‘pëlqehen’ më tepër prej mushkonjave se të tjerët.

Flora e lëkurës së tyre, fal kimikatëve, është më tërheqëse se e të tjerëve. Studiuesit kanë treguar gjithashtu se mushkonjat afrohen më shumë në rast se jeni të djersitur dhe kjo ndodh për shkak të temperaturës së lartë të trupit. Edhe grupi I gjakut është po aq I rëndësishëm. Pjesa më e madhe e popullsisë I përket grupit të gjakut 0 që është edhe I parapëlqyeri I mushkonjave…

Prandaj, s’keni çfarë bëni përveçse të tregoni kujdes dhe të merrni masat e duhura!

Global

Comments are closed.