Rreth 60 emigrantë rezultojnë të humbur në Detin Mesdhe, pas fundosjes së një anije në brigjet e Libisë, njoftoi sot për mediet një zëdhënës i IOM’së, duke iu referuar informacionit dhënë nga të mbijetuarit.
“Një anije e vogël po transportonte rreth 140 persona, por vetëm 80 në mesin e tyre mundën të shpëtoheshin”, theksoi Flavio Di Giacomo, në Romë i Organizatës Ndërkombëtare për emigrantët.