Veturat e vjetra konsiderohen si një nga ndotësit kryesorë të ajrit.

Por që nga 2015-a, kur ishte marrë vendim për lejimin e importit të automjeteve me vjetërsi të pakufishme, në Kosovë kanë hyrë mbi 31 mijë automjete.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej tyre, 19 mijë e 567 automjete janë me vit të prodhimit më të vjetër se 2006-a.

Ndërsa automjeti më i vjetër i importuar është një traktor i vitit 1958.

Kjo periudhë është shfrytëzuar edhe nga bizneset.