Tashmë nuk flitet për një largim të Ivan Perisicit nga Interi, por për rinovim të kontratës së tij.

Anësori sulmues ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester United, por anglezët nuk janë takuar me kryesinë e Nerazzurrëve për të pyetur për çmimin.

Sipas Gazzetta dello Sport, United e di që për Perisicin duhet të bëjnë ofertë prej 50 milionë eurove deri më 1 korrik, pasi nëse kalon kjo datë nuk është më në shtije.

Global

Interit i duhen 30 milionë euro për tu barazuar me Financial Fair Play, dhe 9 milionë i kanë siguruar me shitjen e Ever Banegas.

Për këtë Interi është duke menduar që ta rinovojë kontratën me kroatin.

T mobile In article [4]

Paga e tij aktuale është 3.5 milionë euro në vit dhe me të renë pritet të marr 4 milionë euro plus edhe bonuset.