Drejtoria turke për çështje religjioze e përfundoi ndërtimin e xhamisë më të madhe në Kirgistan,  e cila filloi në vitin 2012.

Xhamia, e cila gjendet në kryeqytetin Bushkek, është ndërtuar në një stil klasik otoman dhe ka kapacitet për të pranuar 20.000 besimtarë. Në kompleks ka parking për 500 automjete, sallë për konferenca dhe kafene.

Xhamia i ngjan xhamisë së Ankarasë, Koxhatele dhe ka tre minare me lartësi prej 70 metrave.

Parashikohet se xhamia është më e madhja në Kirgistan dhe në Azinë Qendrore.