Pasi një vajzë adoleshente është droguar dhe përdhunuar në një spital në Indi qindra portesutues kanë dalë në rrugë.

Oficierët e policisë janë përpjekur që të kontrollojnë turmën e zemëruar mbledhur jashtë Spitalit Jagriti në qytetin Kanpur, por protestuesit u kthyen kundër policisë duke i hedhur gurë. Skenat e dhunshme janë filmuar nga dëmshmitarët okularë.

Një oficier i policies, i cili e gjeti veten të izoluar dhe rrethuar nga demostruesit, është dhunuar duke u lënë pa ndjenja.

Dhuna shpërtheu pasi u përhap lajmi se një nxënëse e quajtur Akansha, rreth moshës 17-18 vjeç, kiste pohuar se ishte droguar dhe përdhunuar nga një asistent i infermierit, pasi humbi ndjenjat në një festë kishte nxituar në spital.

“Pasi prindërit e mi ishin larguar ndihmës infermieri erdhi në dhomën time dhe më injektoi diçka që më vuri në gjumë. Ai përfitoi nga situata dhe më përdhunoi,”-ka thënë ajo. “Unë e ndjeja që diçka e keqe po ndodhte por nuk mund të bëja asgjë pasi isha nën efektin e drogës.”