Subjektet afariste të cilat merren me veprimtari ndërtimore vitin e kaluar shpenzuan materiale ndërtimore dhe energji në vlerë prej 12.925.251.000 denarëve, që është për 11,1 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistika.

Në vlerën e përgjithshme të materialeve të shpenzuara dhe energjisë, pjesëmarrje më të madhe ka grupi “Materiale për lidhje” me 4.630.015.000 denarë (35.8%), më pas pasojnë grupet “Derivate të shpenzuara” me 1.774.866.000 denarë (13.7%), “Materiale izoluese” me 1.487.167.000 denarë (11.5%) etj