Tashmë duket se do të marrë fund “saga verore” e Cristiano Ronaldos me Real Madridin. Pasi ka mbyllur Kupën e Konfederatave në Rusi pas elimimit me penallti nga Kili në gjysmëfinale, ylli portugez i ka dërguar një mesazh drejtuesve të kampionëve të Europës dhe Spanjës të enjten.
Sipas të përditshmes “Marca”, Cristiano Ronaldo i ka komunikuar drejtuesve dëshirën për të qëndruar pavarësisht problemeve me autoritetet tatimore në Spanjë. Gjithmonë sipas të përditshmes spanjolle, portugezi dhe Florentino Perez duhet të takohen javën tjetër.
Cristiano Ronaldo ka mbërritur në Madrid sot në mëngjes pas një udhëtimi në SHBA ku për herë të parë takoi binjakët e tij të porsalindur.