Në orët e pasdites në shumë vende të Maqedonisë do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Në vendet lokale proceset do të jetë më intensive, veçanërisht në pjesët malore, informon DPHM.

Prej atje theksojnë se edhe nesër në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të motit jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, veçanërisht në pjesët juglindore.

Sipas DPHM, periudha e motit shumë të ngrohtë me temperatura mbi mesataren maksimale do të vazhdojë.

“Edhe më ngrohtë pritet të jetë nga e enjtja, kur për shkak të rrymimit të ajrit të theksuar jugperëndimor dhe rrjedhës së masës shumë të ngrohtë dhe të thatë të ajrit do të jetë kryesisht me diell. Përgjatë Luginës së Vardarit dhe në Pellagoni, temperatura do të arrijë deri në 40 gradë Celsius, ndërsa nuk përjashtohet që të premten dhe të shtunën në disa vende të tejkalojë edhe 40 gradë Celisus”, kumtoi DPHM.

T mobile In article [4]