James Rodriguez do të largohet gjatë kësaj vere nga Real Madrid për të kaluar në Manchester United
Mesfushori Kolumbian, James Rodriguez ka arritur marrëveshje personale me Manchester Unitedin dhe tashmë duhet të akordohen edhe skuadrat.
James nuk është zgjedhja e parë e trajnerit Zinedine Zidane. Kjo është edhe arsyeja se dëshiron të largohet.
Sipas The Sun, James do të ndjek hapat e Alvaro Moratas, por duhet të arrihet marrëveshje në mes të Unitedit dhe Real Madridit.
“Krejt çka duhet është marrëveshja në mes të dy skuadrave, Real Madrid dhe Manchester United. Çmimi i Jmesit sillet nga 70 deri në 80 milionë euro”, shkruan The Sun.