Pas largimit të mbrojtësit portugez, Pepe, sulmuesi francez, Karim Benzema, do të emërohet si kapiteni i 4-të i Real Madridit.

E përditshmja spanjolle “Marca” bën të ditur se kapiten i tretë do të jetë Cristiano Ronaldo, i cili do të qëndrojë pa asnjë diskutim në “Santiago Bernabeu”, pas zërave për një largim të mundshëm në këtë verë.

Dy kapitenët e parë do të jenë ata që ngritën në qiell trofetë edicionin që lamë pas, Marcelo dhe Sergio Ramos.

Benzema shpërblehet me shiritin e kapitenit pasi gjendet në klub prej tetë vitesh. Ai u transferua nga Lyon në vitin 2009. Francezi deri tani ka zhvilluar 365 ndeshje në gjitha kompeticionet, duke shënuar 180 gola.