Sot rreth orës 14 filloi takimi në mes kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të LR-PDSH-së Ziadin Sela. Vetë Sela e ka konfirmuar këtë takim duke thënë, “Jemi të obliguar nga Deklarata e përbashkët që të marrim pjesë në takim”, ka thënë Sela.

Në takim është duke marrë pjesë edhe Luan Tresi, PDSH-së, Gëzim Ostreni përfaqëson UNITETIN,e nga Aleanca për Shqiptarët përpos Zijadin Selës janë edhe Arben Taravari dhe Vesel Memedi ndërkaq deri më tani nuk kanë ardhur përfaqësues vetëm nga Lëvizja Besa,.

Ndryshe takimet e liderëve të partive politike shqiptare janë një praktikë e filluar që nga nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët. Sela dhe Ahmeti sot pritet të diskutojnë për pikat më urgjente që janë pjesë e reformave tremujore, duke përfshirë edhe cështjen e ligjin për përdorimin e gjuhëve.