Parfumet janë projektuar për të stimuluar trurin, por studimet tregojnë se produktet e parfumuara ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut.

Kur ekspozohet në ajër të hapur, parfumi avullon substance kimike të cilat aktivizojnë qelizat nervore të hundës, të cilat nga ana e tyre i dërgojnë mesazhe trurit

Fatkeqësisht, për disa këto sinjale janë aq të forta sa që shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë,  transmeton Telegrafi.

T mobile In article [4] Laor

Kujdes, pasi me parfume nuk duhet të mendoni vetëm ato të cilat i hedhim me raste, por edhe aromat e larëseve të xhamave, dyerve, dyshemeve, etj. për të evituar këtë bëni të mundurën që shtëpia juaj, apo edhe vendi i punës të ajrosen mirë herë pas here.

Paralajmëroni të tjerët për dëmin që ju sjellin aromat.

Nëse do të keni mundësi gjatë momentit që ju lind një dhimbje e tillë koke, hidhni mbi ballin tuaj një pikë vaji menteje.

Një në 20 persona mendohet se vuajnë nga alergjia në parfum, ndërsa mendohet e ky numër do të rritet në të ardhmen