Deputeti demokrat Astrit Patozi është shprehur se nuk do të kandidojë për kreun e PD pasi do të mbështesë një emër tjetër i cili do të jetë i duhuri për PD dhe ai nuk do ta rivalizojë atë përballë Bashës.
Duke folur në ‘Opinion’, Patozi u shpreh se gara ka nevojë për disa kushte dhe se Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së, e hodhi në erë që ditën e parë procesin, pasi ai nuk i ka dhënë dorëheqjen.
Por ai nuk e përjashtoi në mënyrë kategorike moskandidimin e tij.
Patozi tha se nëse nuk del një emër tjetër përball Bashës do të dalë ai vet. Patozi deklaroi se nëse do dalë përballë Bashës do ta “shpartalloj” atë.
“Në rast se dikush tjetër nuk pranon të vihet në garë përball zotit Basha unë jam gati ta shpartalloj zotin Basha”, deklaroi Patozi.