Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga dita e zgjedhjeve, në qytetin e Shkodrës është shënuar sërish n jë tjetër rast i tentimit të blerjes së votës.

Pas denoncimit ga ana e qytetarëve policia e Shkodrës, ka bërë të mundur arrestimin e Izmir gëzim Bushajt, 26 vjeç me detyrë doganier, dhe të Xhyher Bushajt.

Sipas policisë këta shtetas u arrestuan pasi brenda automjetit ku udhëtonin, tip Hunday me targa AA 797 MK u konstatua një liste votuesish si dhe sasi e konsiderueshme parash te destinuara për ti shpërndare me qellim blerjen e votës.