Pamjet e Google Street jo ç`doherë janë të zakonshme dhe në to shohim rrugë, objekte dhe njërëz në forma dhe diametro të zakonshme. Madje, jo rrallë ndodh që në gjatë kërkimeve tona në Google Street, të shohim edhe gjëra të jashtëzakonshme, por, të cilave mbase nuk iu kushtojmë shumë rëndësi. Në blloger bullgar, ka vendosur që pikërisht këto pamje jo të zakonshme, ti grumbullojë në një video 13 minutëshe. Në këto kërkime duken figura të jashtëzakonshme, reklama gjigante të bëra nëpër fusha, por edhe objekte interesante dhe pa shpjegim! Ndër më interesantet, janë se google disponon me rreth 21 milion gigabajt material, i cili grumbullohet nga incizimet e gjithsej 180 satelitëve, që na ndjekin dhe incizojnë ditë e natë. Të njëjtët, gjatë fotografimit, kanë nxjerrë edhe foto interesante. E para është ajo e një figure që ngjan si njëri, por që në fakt komentohet në disa variante, si shpirti, jashtëtokësori e tjera, e fotografuar në vitin 2008, në ballkonin e një shtëpie. Tejet e komentuar, ka qenë edhe pamja e trupave të mumifikuar, të hedhur në kosh plehrash, të fotografuara në vitin 2012, e ndërsa Policia ka shpjeguar se bëhet fjalë për kukulla që janë përdorur për incizimin e një filmi. Tejet interesante janë edhe reklamat e kompanive gjigante. Ndërsa në 8750 mijë metra katror, është bërë reklama e kolonelit Sanders, të forcave KFC të Amerikës. Kohëve të fundit, ka dalë në qarkullim, edhe anija gjigante SS JASIM, e Bolivisë, më një gjatësi prej 81 metër, është anija më e gjatë e fundosur që mund të shihet edhe në google earth. Këto fotografi, jo shpesh mund t`i shihni në google, sepse të gjitha kontrollohen, dhe hiqen nga google, por që për ti hequr, nevojiten disa orë.