Mbrëmjen e djeshme kryeqytetin belg, Brukseli u përfshi nga paniku pasi në stacionin qendror të trenave ndodhi një shpërthim.

Policia belge raportoi se kishte qëlluar dhe neutralizuar agresorin, i cili mbante të veshur një rrip eksplozivi.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe nëse autori kishte lidhje me ndonjë organizatë terroristë apo jo.

Kujtojmë se në mars të vitit 2016, 32 persona humbën jetën nga sulmet e kryera në aeroportin e Brukselit dhe në sistemin e metrove, sulme që u morën përsipër nga Shteti Islamik.

Më poshtë po sjellim disa pamje nga sulmi që tronditi mbrëmë Brukselin.