Delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani sapo kanë nisur takimin në Bruksel.

Osmani nga Brukseli thotë se Maqedonia në mënyrë agresive do to adresojë Reformat Urgjente Prioritare dhe do ti përmbush detyrimet e marra para partnerëve tanë ndërkombëtar, përcjell TetovaSot.

Në këtë moment bashkë-udhëheq me mbledhjen e 14-të të Komitetit për Stabilizim dhe Asociim, së bashku me Drejtoreshën e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore (DG NEAR).

Maqedonia në mënyrë agresive do to adresojë Reformat Urgjente Prioritare dhe do ti përmbush detyrimet e marra para partnerëve tanë ndërkombëtar. Respektivisht, nga Bashkimi Evropian presim hapa konkrete, që në këtë moment do të paraqesin impuls të rëndësishëm dhe nxitje për procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë” ka shkruar Osmani nga Brukseli në këto momente duke e zhvilluar takimin me Drejtoreshën e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore