Komisioni Evropian ka dhënë mbështetje të fuqishme për agjendën reformuese të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë në takimin e sotëm të 14-të të Komitetit për stabilizim dhe asociim midis Komisionit Evropian dhe shtetit të Maqedonisë, konfirmoi zëvendëskryetari i Qeveris së Maqedonisë, Bujar Osmani pas takimit.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA+s nga Brukseli, me Komitetin me të cilit sot bashkëkryeson zëvendëskryeministri Osmani dhe Xhenoveva Ruiz Kallavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për negociata për zgjerim të Komisionit Evropian dhe në të cilin morën pjesë edhe ministri i Drejtësisë Bilen Saliji dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, është konkluduar se Qeveria duhet të vazhdojë fuqishëm me përkushtimin ndaj reformave me qëllim të zhbllokimit të rekomandimit për hapjen e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian.

“E filluam muajin e parë nga formimi i Qeverisë së re me vizitë në Bruksel dhe muajin e parë e përfundojmë gjithashtu me vizitën në Bruksel. Sot patëm vizitë të rëndësishme dhe takim në Komitetin për stabilizim dhe asociim, ku së bashku me ministrin e Drejtësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës kemi bërë prerje të realizimit të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim nga takimi i fundit”, kumtoi zëvendëskryeministri Osmani në deklaratën për MIA-n pas takimit.

Global

Sipas eurointegruesit të parë të Maqedonisë, këtë herë, Qeveria e Maqedonisë ka konkluduar se ky Komitetit do të kryesohet në nivel të Maqedonisë që sipas tij të tregohet përkushtimi ndaj procesit eurointegrues. Osmani shtoi se tërë muaji i kaluar është zhvilluar në frymën e integrimeve dhe se të gjitha vizitat që kanë ndodhur, sot përfunduan me një takim të tillë të rëndësishëm nga Komisioni Evropian në lidhje me agjendën reformuese në të cilën Qeveria planifikon të përkushtohet në periudhën e ardhshme.

“Ne u shprehëm për planin tonë, për udhërrëfyesin tonë, gjashtë dhe nëntë dhe cilat fusha janë në dobi të adresimit fillestar, siç janë qeverisja e të drejtës, shërbimet e sigurisë dhe të zbulimit, të drejtat fundamentale përmes përforcimit të rolit të Avokatit të Popullit dhe numër i madh i çështjeve tjera të cilat duhet t’i adresojmë në periudhën e ardhshme. Për këtë kemi marrë mbështetje maksimale nga Komisioni Evropian dhe dhe sa më shumë erë ndaj krahëve tanë për të shkuar më tej në mënyrë agresive në dërgimin e rezultateve sa më shpejtë dhe me qëllim që në fund të marrim rekomandim të pastër që kuptohet, varësisht nga vullneti politik dhe në pajtim me masat e tjera që i ndërmerr Qeveria për përmirësimin e ambientit politik në rajon, por edhe midis vendeve-anëtare, që në dhjetor të marrim edhe datë për negociata”, konkludoi Osmani.

T mobile In article [4]

Përndryshe, si vazhdim i këtij Komiteti për stabilizim dhe asociim, më 18 korrik është planifikuar Këshill për asociim dhe stabilizim të Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar në nivel më të lartë nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, ndërsa Komisionin Evropian pritet ta prezantojnë Federika Mogerini dhe eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/TetovaaSot/videos/1638619242838200/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]