Sot, në Bruksel, Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi takim me Drejtorin e Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Kristijan Danielson. Në takim morën pjesë edhe Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji dhe Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratë Damjan Mançevski.

Në fillim të takimit Zëvendëskryeministri Osmani ndau përshtypjet e tij të para të mbajtura në Komitetin për Stabilizim dhe Asociim dhe rekomandimet si dhe detyrimet që dolën nga e njëjta. ‘’Jemi të vetëdijshëm se kemi barrë të madhe nga e cila duhet të lirohemi dhe se pritjet e qytetarëve shumë e më shumë rriten. Ky moment i optimizmit nuk mund të zgjas përgjithmonë duhet të fillojmë ti dorëzojmë. Për ne është përgjegjësi ende me e madhe, me seriozitet dhe me urtësi të ju qasemi  tejkalimit të sfidave në rrugën tonë drejt BE-së’’- tha Osmani.

Osmani theksoi se agjenda e Qeverisë së re ka dy drejtime, njëra që çon drejt realizimit të Reformave Urgjente Prioritare, për të cilën tani më harmonizohet Plani konkret Aksionar, kurse tjetra,  drejt zgjidhjes së çështjeve politike të hapura, si në vend, ashtu edhe me fqinjët. Brenda vendit, theksoi Zëvendëskryeministri nevojitet rrumbullakim  i pjesës legjislative të Marrëveshjes kornizë të Ohrit si aplikim gjithëpërfshirës në vendimet politike. Mbyllja e këtyre çështjeve ne nuk i trajtojmë vetëm si obligime të marra para partnerëve tanë ndërkombëtar, por edhe si parakushte të rëndësishme për ndërtimin e demokracisë funksionale, shoqërisë së qëndrueshme dhe ekonomisë prosperuese. ‘’Këto lloje të çështjeve kërkojnë  vendime të guximshme dhe ndihmë nga partnerët tanë, për realizimin e të cilave është gjithashtu i nevojshëm mbështetja e partnerëve tanë të Bashkimit Evropian’’ theksoi Osmani.

Duke parasysh vizitat e fundit në Bullgari me delegacionin e lartë Qeveritar, si dhe vizitën në Greqi të Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, Zëvendëskryeministri Osmani theksoi përkushtimin e Qeverisë, që nëpërmjet qasjes pozitive, i  zhbllokoj proceset e afrimit me fqinjët, si hap i parë i mbylljes së çështjeve të hapura.’’ Bëhet më e sigurte nënshkrim i marrëveshjes së ndërsjellë me Bullgarinë  para përfundimit të verës, me të cilën Maqedonia në mënyrë të konsiderueshme do ti përkushtohet avancimit dhe marrëdhënieve me Greqinë. Jemi të vetëdijshëm se bëhet fjalë për problem emocionues, por duke pasur parasysh suksesin e hapave të parë, së shpejti presim përmirësime të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy Qeverive dhe në përgjithësi mes dy vendeve’’- theksoi Osmani.

Përfaqësuesit Qeveritar kërkuan mbështetje nga Danielson, në bazë të suksesit në zbatimin e detyrimeve të marra, e cila do të na çojë drejt marrjes së hapave konkrete nga ana e Bashkimit Evropian, të cilat në këtë moment paraqesin impuls të rëndësishëm dhe nxitje për mbajtjen dhe përforcimin e kursit reformues të vendit.