Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane realizova takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Çarls Edmund Garet.

Në takim shpreha kënaqësi për mbështetjen e vazhdueshme të cilën Republika e Maqedonisë e merr nga Mbretëria e Bashkuar në procesin e integrimit evropian dhe euro-atlantik të vendit. Gjithashtu është kënaqësi për mbështetjen dhe angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar drejt procesit të mëtejmë të zgjerimit të BE-së, me çka lihet derë e hapur për hyrje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup është mjaft aktive në mbështetjen e reformave që kanë të bëjnë me procesin eurointegrues të vendit tonë përmes projekteve në disa fusha kyçe: mbështetje e reformave në administratën publike, sundim i ligjit dhe të drejtat fundamentale, si dhe me mbështetjen e projekteve për zbatimin e masave për luftë kundër korrupsionit.

Me ambasadorin u dakorduam se Maqedonia me sukses po del nga kriza politike dhe institucionale nga e cila u kaplua periudhën e kaluar dhe konstatuam se vendi ka mundësi të shkëlqyer ta shfrytëzojë klimën pozitive e cila sundon, si në vend ashtu edhe në vendet anëtare të Unionit dhe t’i përshpejtojë proceset eurointegruese. Në këtë kontekst, theksova planin Aksional të Qeverisë për zbatimin e Reformave Urgjente Prioritare dhe detyrimet të cilat dalin nga marrëveshja e Përzhinos, rekomandimet e OSBE/ODIHR si dhe rekomandimet e Komisionit të Venedikut, vërejtjet e shënuara në Raportet e Komisionit Evropian, në Raportin e Pribes etj.

Në fund theksuam kënaqësinë nga zhvillimi i ngjarjeve në vend, si dhe nga zhvillimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, ku konstatohet se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërkaq Maqedonia do të mund të llogarisë në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aspiratat e veta europiane dhe euro-atlantike.