Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të kenë mëngjes pune me ekspertin e Bashkimit Evropian Rajnhard Pribe, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

Nga MPJ-ja theksojnë se, siç është paralajmëruar nga ana e eurokomisarit Johanes Han, Pribe vjen në Maqedoni me qëllim që të ndihmojë në zbatimin e reformave të lidhura me Prioritetet reformuese urgjente